Madonna promovon albumin “Rebel Hearte”

18/09/2015 00:00

Turi i albumit “Rebel Heart” duket se e ka bërë Madonna-n nostalgjike ne koncertin e saj të fundit në “Madison Square Garden”. Edhe pse duket se vitet nuk kalojnë për mbretëreshën e muzikës pop, Madonna e përsëriti dy herë frazën: Ndihem shumë nostalgjike sot, hera e parë që kam performuar këtu në Nju Jork ka qenë 30 vite më parë.

Sikurse shkruan revista “Vanity Fair”, se 57-vjeçarja u përfshi shumë emocionalisht në shfaqjen e saj të fundit skenike, ku i dhuroi edhe një puthje fanses së saj.

Por duke lënë nostalgjinë mënjanë, duket se albumi “Rebel Heart” e ktheu Madonna-n sërish në lojë- të paktën kështu komenton gazetari Neil MCCormick për “Telegraph”. Kritikët e muzikës e kanë cilësuar albumin e fundit si një aventurë bashkëkohore të mbretëreshës së popit në gjithë këto vite të dëshpëruara për të.

Megjithatë, shfaqjet skenike të saj janë komentuar më së miri, duke kujtuar edhe njëherë se performancat e saj janë të pavdekshme. Turi “Rebel Heart” do të përfshijë 20 shtete të Amerikës, si edhe 16 vende të Europës deri në fund të vitit 2015. Ndërsa Australia, Zelanda e re dhe vendet e Azisë, do të vizitohen nga Madonna në vitin 2016.

Top Channel