Miley Cyrus në lidhje me komedianin e famshëm?!

18/09/2015 00:00

Një burim ka deklaruar se Miley Cyrus dhe komediani Dane Cook kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin.

22-vjeçarja, e cila edhe më parë është shprehur se i pëlqen meshkujt që kanë humor, ka shumë kohë që njihet me ish të dashurin e Jessica Simpson.

Pas ndarjes nga djali i madh i Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver në muajin prill, këngëtarja përflitet se ka qenë në lidhje me modelen e Victoria’s Secret, Stella Maxëell, edhe pse vazhdimisht e ka mohuar këtë romancë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel