Falsifikuan dokumentet e pronësisë, arrestohen 3 ish-zyrtarë të hipotekës në Elbasan

18/09/2015 09:30

Tre ish-zyrtarë të hipotekës së Elbasanit janë arrestuar nga policia për shpërdorim detyre. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ata kanë falsifikuar dokumente zyrtare për tjetërsim prone.

Të arrestuar janë Altin Ago, 37 vjeç, ish-drejtor i ZVRPP në Elbasan, Mentor Tola, 42 vjeç, inxhinier në këtë institucion dhe Alma Pajova, 40 vjeçe, juriste e ZVRPP.

Gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundraligjshme, këta persona kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumenta pronësie me konçesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501.

Top Channel