Kontrabandë mallrash nga Kosova, arrestohen dy persona

18/09/2015 10:05

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për kontrabandë mallrash nga Kosova. Arben Kërrnaja, 42 vjeç dhe Besmir Ponari, 29 vjeç, nga Tropoja janë kapur në flagrancën në vendin e quajtur Ura e Paskuqanit.

Në furgonin me të cilin udhëtonin, me targë AA 922 JK, janë gjetur 1536 atlete sportive, të cilat dyshohet të jenë kontrabandë nga Kosova. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel