Një qen besnik qëndron për një javë pranë mikut të tij që ishte bllokuar në një gropë të madhe. Të dy qenushët ishin larguar nga shtëpia e tyer në Uashington prej një jave.

Pas apelit të pronarit të tyre i cili nuk mundi t’i gjendte pranë shtëpisë, derisa banorë të zonës panë një qen të kuqërremtë. Ata e ndoqën nga pas në luginë dhe qenushi i çoi tek miku i tij i cili kishte ngecur në një pus të vjetër.

Një grup vullnetarësh po kërkoni prej ditësh për dy qenushët, duke bërë apel edhe në Facebook. Pas gjetjet së tyre ata shkruan: Me shpresën se do të gjenim gjilpërën në kashtë, kemi bërë rrugën drejt luginës dhe pas një kërkimi të vogël dëgjuam lehjen e një qenushi, ishte Phoebe. Për gati një jave Tillie, qenushi tjetër, kishte qëndruar pranë tij, me përjashtimin e disa minutave kur shkëputej për të kërkuar ndihmë. Një mik i vërtetë dhe një shembull modest i fuqisë së dashurisë”.

Top Channel