Libra pa faturë tatimore në bibliotekën e shkollës, në hetim tre persona

18/09/2015 10:30

Pronari i një librarie, punonjësja e librarisë dhe drejtoresha e gjimnazit “Hydajet Lezha” në Lezhë do të heton në gjendje të lirë për fshehje të të ardhurave.

Burime zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në bibliotekën e gjimnazit, pronarit të librarisë, K. C., 24 vjeç, iu konfiskuan 3412 libra shkollorë të pashoqëruar me faturën tatimore.

Ndërsa punonjësja e librarisë, M.N., dhe drejtoresha Y. C., nuk iu bindën urdhrit të policisë për të hapur derën e shkollës ku do të kryhej kontroll, në bashkëpunim dhe me inspektorët tatimorë.

Ata do të hetohen në akuzën e fshehjes së të ardhurave për pronarin e librarisë, dhe mosbindje të urdhrit të policisë për punonjësen dhe drejtoreshën e shkollës.

Top Channel