Ambasadori Lu: Populli shqiptar meriton një sistem drejtësie të ndershëm

18/09/2015 10:40

Nga ceremonia përmbyllëse e projektit “JUST”, që kishte si qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, tha se Qeveria e SHBA do të vijojë mbështetjen për të ndërtuar një drejtësi siç e meriton populli shqiptar.

“Kemi kaluar muaj të tërë duke folur për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe për një sistem ku duhet të paguash para’ për të marrë drejtësi. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë duke pastruar sistemin e saj të drejtësisë. Pesë vite më parë një çështje penale në Korçë apo në Krujë kërkonte zhvillimin e 9 seancave gjyqësore për marrjen e një vendimi, ndërsa sot nevojiten 3 seanca gjyqësore falë teknikave të prezantuara të menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore. Kjo ju jep njerëzve drejtësi pak më shpejt. Populli shqiptarë meriton të ketë një sistem drejtësie të ndershëm, të drejtë dhe të pavarur”, tha në fjalën e tij ambasadori Lu.

Nëpërmjet një fondi prej 10 milion dollarësh në 5 vite projekti USAID-it i quajtur JUST, u përqendrua në rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efikasitetit në gjykatat shqiptare.

Top Channel