Berat, arrestohen 4 shtetas për prodhim narkotikësh

18/09/2015 11:35

Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Pronovik”, duke arrestuar 4 shtetas për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Të arrestuarit janë Artur Zotkaj, Kreshnik Hysenbelli, Abedin Nurellari dhe Destared Allko.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë konsumuar elementet e veprës penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 19 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Top Channel