Incidenti i Donald Trump, nuk reagoi për komentet fyese për Presidentin

18/09/2015 12:20

Donald Trump nuk resht se ngjalluri polemika e vetëm pak pasi u shigjetua për komentet ofenduese ndaj bashkëshortes se Jeb Bush dhe kandidates tjetër në garën republikane për nominim, Carly Fiorina, është vënë sërish nën një rrebesh kritikash.

Këtë herë, pakënaqësia e ngjallur prej biznesmenit miliarder nuk ka të bëjë me ndonjë nga batutat që i kanë sjellë jo pak vëmendje në betejën brenda kampit republikan, por me faktin që nuk korrigjoi një simpatizant të tij kur tha se Barak Obama “ishte musliman, e amerikan nuk është fare”.

Trump buzëqeshi me komentin e personit, që ishte paraprirë nga fjalia: “kemi një problem të madh në këtë vend, dhe quhet: muslimanët. Kur do të shpëtojmë prej tyre”`.

Pohimet u bënë gjatë një tubimi elektoral të Trump-it në New Hampshire. Kryesuesja e garës së nominimit në kampin demokrat, Hilari Klinton, reagoi menjëherë me deklaratën se indiferenca e Trump-it ndaj retorikës së urrejtjes, është e gabuar dhe mjaft shqetësuese. Manjati nuk bëri gjë tjetër pas komenteve polemizuese, vetëm qeshi e tha: na duhet vërtet kjo pyetje. Ai as nuk tentoi të sqaronte se Obama në fakt është një amerikan i krishterë, dhe vetëm replikoi me fjalët: epo gjëra të këqija po ndodhin këtu tek ne, por do t`i kem në vëmendje.

Incidenti risolli në kujtesën e amerikanëve një episod të fushatës së zgjedhjeve presidenciale në 2008-tën, kur kandidati republikan John Mc Cain i hoqi nga duart mikrofonin një gruaje që tha se nuk i zinte besë Barak Obamës, pasi sipas saj, ai ishte arab.

Top Channel