Shifrat e punësimit, 9300 të punësuar në 7-mujor

18/09/2015 12:35

Rritja e shpenzimeve për arsim përgjatë vitit 2014 duket se nuk i ndihmon shqiptarët për të gjetur më lehtë një punë.

Shifrat zyrtare të shërbimit kombëtar të punësimit tregojnë se për periudhën Janar-Korrik janë të regjistruar si punëkërkues të papunë me arsim të lartë plot 11.406 persona, e thënë ndryshe 7.5 % e totalit të të papunëve që i janë drejtuar zyrave të punësimit.

Referuar shifrave, papunësia më e lartë është tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç si dhe grupmosha 40-50 vjeç me 27 %. Ndërkohë që individët me moshën 30-39 vjeç dhe ata mbi 50 vjeç zënë 23% të të papunëve.

Nga ana tjetër regjistri i papunësisë për 7-mujorin vëren gjithashtu se zyrat e ndërmjetësimit kanë punësuar 9300 punëkërkues, ndërkohë që të regjistruar si të papunë janë 151.879 persona. Pjesa dërrmuese e të punësuarve janë në sektorin e industrisë përpunuese, si prodhimi i veshjeve, tesktileve dhe industria ushqimore. Ndërkohë që vendin e fundit e mban ndërtimi, me 7%, ndikuar edhe nga kriza që ka mbërthyer sektorin prej vitesh duke e kthyer në një kontribues negativ për ekonominë.

Top Channel