UEFA shqyrton vitin e ardhshëm kërkesën e Kosovës për anëtarësim

18/09/2015 13:40

Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA, do të shqyrtohet në asamblenë e zakonshme të këtij organizmi që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Me këtë përfundim ka dalë Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian që po zhvillon punimet në Maltë.

Federata të ndryshme të sportit në Kosovë janë njohur ndërkombëtarisht dhe në lojërat e Bakusë, në Azerbajxhan Kosova u përfaqësua me atletët e vet. Por, në futboll gjithçka kërkesat e FFK-së janë shtyrë njëra pas tjetrës.

Në muajin shkurt u përfol se Kosova do të pranohej anëtare e UEFA-s në muajin qershor, më pas u shty për në tetor dhe ky vendim i Komitetit Ekzekutiv që pranoi që kërkesa të shqyrtohet nga Asambleja e Zakonshme që mbahet vitin e ardhshëm.

Top Channel