Krioterapia, të ngrish trupin në minus 130 gradë Celcius

18/09/2015 14:45

E quajnë “krioterapi” e plotë e trupit dhe për të parë sesa mirë i bën shëndetit, duhet të përballesh me temperatura tmerrësisht të ulëta- minus 130 grade Celsius apo 266 grade Fahrenheit.

Ka gati 20 vjet që një trajtim i tillë njihet në Japoni e disa pjesë të Europës, por në Amerikë nuk ka shumë që ka mbërritur e megjithatë është kthyer në një trend të momentit. Në qendrën spa KryoLife në Manhattan, klientët paguajnë gati 90 dollarë për të qëndruar për jo më shumë se tre minuta në një cryochamber, ku shkohet me kostum banje, dorashka e corape.

Ftohja e lekurës bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa procesi mbikqyret nga një specialist, i cili ndërhyn nëse klienti ka ndonjë shqetësim. Për ftohjen e ajrit në dhomën cilindrike përdoret azot i lëngshëm. Edhe pse bëhet fjalë për të hyrë në një ambient me temperatura tmerrësisht të ulëta, trupi vetë nuk ngrin. Lena Roth e nisi këtë terapi para dy muajsh pas një operacioni në gju e thotë se ndihet me energjike kur kalon ato tre minutat në ngricë.

“Ndihesh shumë mirë, të ndihmon të bësh një gjumë të qetë. Je krejtësisht i relaksuar dhe mendon shumë qartë. Merr energji, vetëm energji. Po çuditem me veten, kaq mirë ndihem”, thotë Lena Roth, përdoruese e krioterapisë.
 
Sipas ekspertëve, kjo terapi fillimisht përdorej për reduktimin e inflamacioneve dhe dhimbjes, por me kalimin e kohes u pa se ndihmonte edhe në përmirësimin e simptomave të ankthit apo depresionit. Ajo lehtëson gjithashtu problemet e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia. Një sërë emrash të njohur të sportit dhe ekranit të madh e kanë pranuar se janë fanse të kësaj terapie, përfshirë këtu atletin olimpik Usain Bolt, futbollistin aq shumë të kuotuar Cristiano Ronaldo apo yllin e filmave aksion, Daniel Craig.

Top Channel