Twerk, Khloe dhe Kylie sfidojnë njëra-tjetrën

18/09/2015 00:00

Me rikthimin në Los Anxheles, pas përfundimit të javës së modës në Nju Jork, Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian gjetën një tjetër mënyrë sesi të ruajnë vëmendjen e fansave të tyre.

Dy modelet sfiduan njëra-tjetrën me “twerking” nën ritmet e këngës “Anaconda” të Nicki Minaj dhe performancat e tyre i postuan në rrjetet sociale.

Top Channel