Tjetër tragjedi, gjendet trupi i një 4-vjeçareje

18/09/2015 16:30

Vetëm 2 javë pas tragjedisë së vogëlushit 3-vjeçar Ajlan Kurdi, i cili u mbyt bashkë me vëllain dhe nënën pranë Turqisë, autoritetet turke kanë gjetur në bregdetin e provincës perëndimore të Izmirit trupin e një vajze 4–vjeçare, edhe ajo viktimë e një varke të mbytur.

Sipas agjencisë lokale “Anadollu”, vogëlushja nuk është identifikuar ende. Ndërsa aktivistët e Rrjetit Siran për të Drejtat e Njeriut raportojnë se bëhet fjalë për 4-vjeçaren Hanan Al Jarwan, që sipas tyre ka humbur jetën pas mbytjes së varkës me të cilën po udhëtonte drejt brigjeve greke.

Trupi i saj u nxorr në breg mëngjesin e së premtes në Altinkoy, distrikt i Cezmes. Rreth 14 persona të tjerë mes të cilëve edhe 8 femijë u shpëtuan nga Roja Bregdetare turke. Ka shumë gjasa që vajza të jetë viktima e vetme.

Ndërkohë një emigrante tjetër humbi jetën i goditur nga vetëtima në anën franceze të Eurotunelit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Djali, 2-vjeç, po përpiqej të hipte në një traget mallrash, për të kaluar tunelin. Qyteti port i Kale është një tjetër pikë kritike kufitare ku emigrantët përpiqen të kalojnë kufirin për të arritur në veri të Europës.

Top Channel