Çështja “Carneiro”, Mou rrezikon pezullimin

18/09/2015 17:05

Polemikat me mjeken Eva Carnerio e ndjekin nga pas Jose Mourinho-n Trajneri i Chelsea-t rrezikon të ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për frazat me tone seksiste në drejtim të mjekës së klubit, të lëshuara në përfundim të sfidës mes bluve të Londrës dhe Swansea-s që u mbyll në barazim 2-2.

Sipas asaj që publikohet te “Indipendent”, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të hetojë këtë episod dhe në rast se gjithçka do të verifikohet, atëherë trajneri luzitan nuk do të ulet në pankinën e Chelsea-t në ndeshjet e ardhshme.

Historia tashmë dihet, në minutat e fundit të ndeshjes, Carneiro hyri në fushën e lojës për t’i ardhur në ndihmë Hazard dhe Mourinho nuk e priti aspak mirë këtë veprim, duke mos i kursyer aspak fyerjet në drejtim të saj.

Sipas rregullores së Federatës Angleze të Futbollit, trajnerët mund të ndëshkohen nëse përdorin fjalor apo gjeste fyese. Në rastin e Carneiro-s, shprehja e përdorur nga “Speciali” ishte me tone seksiste duke qenë se ai e cilësoi atë me përçmim si sekretare.

Vetë Carneiro pak kohë më parë kishte deklaruar se do të ndërmerrte masa ligjore kundrejt Chelsea-t nëse nuk rikthehet në detyrën e saj, ndërsa avokatja O’Rurke kërkoi ndërhyrjen e Federatës Angleze, me këtë të fuindit që iu përgjigj menjëherë kërkesës së saj.

Top Channel