Pogradec, asgjësohen 1 mijë rrënjë kanabis; 2 persona në kërkim

18/09/2015 17:05

Forcat e policisë të qarkut të Pogradecit kanë gjetur dhe asgjësuar këtë të premte rreth 1 mijë rrënjë narkotike të tipit kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bima narkotike e asgjësuar ishte e mbjellë në një parcelë në fshatin Mokër.

Burimet saktësojnë se, asgjësimi i bimëve është bërë përmes zjarrit dhe shtojnë se janë shpallur në kërkim dy persona përgjegjës për kultivimin.

Top Channel