Krujë, zjarr në zonën poshtë kalasë

18/09/2015 17:10

Zjarrfikëse nga Kruja dhe Durrësi janë angazhuar në shuarjen e një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë një zonë në qytetin e Krujës.

Zjarri ka rënë fillimisht në disa shkurre dhe është përhapur me shpejtësi në kurorën e gjelbër, që shtrihet poshtë Kalasë së Krujës.

Burime policore bënë të ditur se zjarri masiv është vënë nën kontroll, por ka ende probleme, ndaj në ndihmë të zjarrfikësve janë vënë edhe qytetarë krutanë.

Top Channel