“50 hijet e… një beqareje”

18/09/2015 17:50

Të shumta kanë qenë spekulimet në lidhje me statusin e saj, pasi prej gati 3 muajsh nuk ishte kapur në ndonjë dalje të zakonshme me të dashurin Matthew Hitt.

Por, aktorja 25-vjeçare Dakota Johnson, e cila është bërë e njohur mbi të gjitha me rolin e Anastasia Steele në filmin “Fifty Shades of Grey”, tashmë e ka konfirmuar edhe zyrtarisht ndarjen, teksa ishte e pranishme në “show”-n e Ellen DeGeneres.

Komedianja e famshme 57-vjeçare e ngacmoi brunen 25-vjeçare me një pyetje të drejtpërdrejtë: A je më në lidhje me dikë?

Dakota i është përgjigjur me një “Jo” në dukje hezituese, por edhe me një buzëqeshje disi nervoze.

Por provokimi më i nxehtë vijoi më pas, kur DeGeneres i bëri një disi të çuditshme: A është kaq e vështirë për djemtë t’i afrohen Dakotës, a janë ata të frikësuar prej saj?

Dhe aktorja e “Fifty Shades” ia ktheu: “Ju doni të thoni se po kënaqeni që ata po largohen prej meje?”

Dakota Johnson dhe Matthew ishin të lidhur prej disa muajsh, përpara se të mësohej për një ndarje të tyren në muajin shkurt, por shumë shpejt u panë sërish bashkë në muajin maj të këtij viti.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel