Ndryshe nga ç’mund të besojnë njerëzit e thjeshtë që i ndjekin dhe i adhurojnë nga televizori, edhe modelet më të famshme në botë ushqehen dhe mirë madje.

Edhe pse ndonjëherë mund të bien prè e ushqimeve “të pavlera”, në të shumtën e rasteve ato ruajnë linjat e tyre të befasishme duke konsumuar ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të pasura me vitaminat thelbësore dhe me yndyrnat e shëndetshme.

Një dietë e shëndetshme është veçanërisht e rëndësishme për t’i bërë ballë histerisë së një jave mode, thotë Russel Bateman, themeluese e stërvitjeve dhe stilit të jetës “Skinny Bitch Collective”, një nga të preferuarat e figurave më të shquara të botës së modelingut.

Russell dhe nutricienja Danielle Copperman punojnë së bashku për të përcaktuar qëllimet dietike të klientelës së tyre, kryesisht supermodele, përpara seteve fotografike dhe javëve të modës.

Por, si të ushqehesh si një modele? Ja një recetë e Danielle Copperman…

Mëngjesi – Një gotë e madhe me lëng limoni dhe xhenxhefil në ujë të ngrohtë, e shoqëruar nga një përzierje e qumështit me lajthi, manaferra, pudër proteinash dhe spinaq, ashtu sikurse dhe fara “chia” (salvia hispanica) si dhe pluhur ushqimor të pasur me proteina. Nëse nuk dëshiron të jesh e ngopur që në mëngjes, atëherë e merr këtë përzierje me vete dhe e konsumon pak nga pak gjatë disa orëve. Por nëse nuk do t’iu mjaftojë kaq, mund të bëni edhe një vezë të fërguar dhe ta konsumoni me një fetë buke dhe salmon të tymosur.

Para drekës – Arra të papërpunuara, çaj jeshil, çaj herbal (bimor), boronica apo fruta, kos me arrë kokosi, granola, ose ushqime të bëra në shtëpi.

Dreka – Idealja është një drekë e paketuar me pulë ose sallatë perimesh, ose edhe gatime të pjekura në shtëpi. Kjo për ato që mund ta kenë kohën të ngarkuar me “make up” apo flokët, dhe nuk gjejnë kohë të ndalen për të drekuar. Ose një porosi katering por pa përmbajtje qumështi apo gluteni, duke shmangur edhe bukën dhe pastat. Mishi ose sallata janë idealet për t’iu siguruar ushqyeshmëri dhe energji të mjaftueshme.

Darka – Nëse jeni në shtëpi, një vakt i thjeshtë me mish apo peshk do të ishte mirë, i shoqëruar me perime jeshile, kuinoa, oriz jo të bardhë dhe patate të ëmbla. Nëse jeni jashtë, zgjidhni një përzierje proteinash dhe karbohidratesh komplekse, por shmangni gjithçka me grurë apo karbohidrate të thjeshta, që do t’iu bënin të ndiheshit të fryrë dhe të ngadalshëm.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel