Nuk zgjat as dy minuta, por nëse shikoni një herë këtë video që është publikuar në YouTube, do ju bëjë që të flini me dritë ndezur netët në vazhdim.

“Selfie nga ferri” titullohet projekti i një studenteje të filmit, e cila është edhe vetë protagoniste në video, që shkrep “selfie”, por në të njëjtën kohë dallon edhe një tjetër nga mbrapa.

Kjo video është shikuar mbi 3.500.000 herë që kur është publikuar muajin e kaluar. Ajo është realizuar si detyrë për njërën nga lëndët të studentes Meelah Adams.

Ajo ka thënë se për këtë video ishte frymëzuar nga filmat horror, që ajo i pëlqen shumë.

Top Channel