Sekretari i FIFA-s tentoi të paguante për të mos u pezulluar

18/09/2015 22:20

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke është përpjekur dëshpërimisht të siguronte një “lirim” kundrejt pagesës së miliona paundëve përpara se të pezullohej nga posti aktual.

Ai është pezulluar momentalisht që prej së enjtes, pas akuzave se është i implikuar në një skemë për rishitjen e biletave të Botërorit të futbollit.

Valcke, 54 vjeç, mohon të ketë kryer ndonjë shkelje ligji, por tashmë është vënë tërësisht në dyshim kontrata e tij me organin më të lartë qeverisës të futbollit botëror, që e mbante atë në rolin e deritanishëm edhe për 3 vite të tjera.

Ndërkohë, presidenti i FIFA-s Sepp Blatter u ka thënë kolegëve se nuk do të largohet nga Zvicra gjatë procesit të hetimeve ndaj tij.

Top Channel