Ky është momenti kur një burrë filmon veten teksa tallet me një breshkë, të cilën e ngacmon me një shkop, por kundërsulmi i menjëhershëm i breshkës e bën atë të hedhë kamerën dhe të largohet nga sytë këmbët.

Videoja që besohet të jetë xhiruar në Amerikën e Veriut, ku edhe rriten këto lloj breshkash të veçanta të ujërave të rrjedhshme, tregon një person teksa filmon krijesën duke e ngacmuar disa herë, fillimisht në bishtin e saj të gjatë e më pas duke i afruar një shkop në fytyrë.

Por, reagimi i breshkës është aq i shpejtë, sa burri që filmonte lëshon i tmerruar kamerën nga dora dhe ikën me vrap.

Top Channel