Minogue fotografohet me të dashurin 20 vjet më të ri

19/09/2015 00:00

Ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin pas takimit në xhirimet e serialit televiziv “Galavant”.

Kylie Minogue dhe Joshua Sasse janë parë shumë të lumtur teksa janë fotografuar mbrëmjen e së martës, ku aktori po shoqëronte për në shtëpi këngëtaren pas një darke të ngrënë së bashku.

Sipas thashethemeve të fundit, mendohetse Kylie ka takuar prindërit e 27-vjeçarit, të cilët jetojnë në pjesën veriore të Londrës.

Marrëdhënia e fundit e Kylie Minogue ka qënë ajo me modelin spanjoll Andres Velencoso, të cilin e kishte takuar në xhirimet e një reklame në 2008. Pas një romance 5-vjeçare, lidhja e tyre përfundoi në 2013.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel