Izraeli sulmon kampin e Hamasit në Gaza

19/09/2015 04:50

Avionë izraelitë kanë kryer sulme ajrore menjëherë pas mesnate në një kamp stërvitor të Hamasit, në veri të Rripit të Gazës.

Veprimi i Tel Avivit është parë si një përgjigje ndaj sulmit me raketa të nisura nga Rripi i Gazës, të cilat ranë në dy qytete në jug të Izraelit.

Një zyrtar izraelit fajësoi Hamasin si përgjegjës për sulmet e fundit me raketa, ndërsa shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë përpjekje që mund të dëmtojë qytetarët izraelitë.

Sulmet me raketa mbi qytetin izraelit të Ashkelonit, ku fatmirësisht nuk pati viktima, janë marrë përsipër menjëherë nga një organizatë e lidhur me Shtetin Islamik, që e quan veten “Brigada e Sheikut Omar Hadid”.

Top Channel