Tropojë, dhunoi të motrën, pranga 28-vjeçarit

19/09/2015 09:40

Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me akuzën e dhunës në familje.

Shtetasi Ndriçim Ndrepepaj, banues në fshatin Cërrnicë u prangos nga blutë e Bajram Currit pasi për motive të dobta ka goditur me mjete të forta motrën e tij, shtetasen D.N., 41 vjeçe, banuese ne Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “dhuna në familje”.

Top Channel