Shkodër, protestë kundër masave anti-informalitet

19/09/2015 11:35

Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në shenjë proteste kundër masave të Qeverisë ndaj informalitetit.

Tubimi ka nisur në pedonalen e qytetit. Sindikatat, sipërmarrësit dhe qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tyre shprehen kundër masave, sipas tyre, drastike të Qeverisë kundër biznesit informal.

Njëri prej organizatorëve të protestës, kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj, i cilësoi masat e Qeverisë ndaj shkelësve si tepër të ashpra.

“Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, tha Tukaj.

Protestuesit kërkojnë nga Qeveria zbutjen e masave dhe dhënien më shumë kohë biznesit për t’u formalizuar.

Top Channel