Vendimi i Prokurorisë, lirohen 3 ish-zyrtarët e hipotekës në Elbasan

19/09/2015 13:10

Vetëm një ditë pasi ishin arrestuar për shpërdorim detyre, 3 ish-zyrtarë të hipotekës së Elbasanit janë liruar me urdhër të Prokurorisë.

Ish-drejtori i ZVRPP në Elbasan, Altin Ago, inxhinieri Mentor Tola dhe juristja Alma Pajova ishin arrestuar nga antikrimi ekonomik, por ky arrestim është konsideruar i paligjshëm nga Prokuroria.

Burime zyrtare njëherë thanë se ata dyshohen për falsifikim dokumentesh zyrtare për tjetërsim prone.

Sipas të njëjtit burim, gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundërligjshme, këta persona kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumente pronësie me konçesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501.

Top Channel