Për shumë pushues, shtatori është muaji ideal për të shijuar pushimet buzë detit.

Turistë vendas dhe të huaj po shijojnë këtë fundjavë plazhet e shumta të Adriatikut, ku plazhi i Durrësit mbetet nga më të frekuentuarit. Përveç qetësisë, pastërtisë dhe një flladi të lehtë që zbut temperaturat e larta në bregdet, pushimet në plazh tërheqin mjaft njerëz edhe për shkak të uljes së çmimeve.

Mes pushuesve të shumtë nga Tirana, Durrësi, Kosova e Maqedonia ka dhe turistë të huaj.

“Uji është i ngrohtë dhe deti i qetë, pa dallgë. Keni një plazh të mrekullueshëm”, thotë një turiste çeke e ardhur nga Praga.

Noti, banjot e diellit, shëtitjet me varkë e motor uji, apo dhe bisedat mes miqsh a leximi i një libri nën çadër ofrojnë një fundjavë të bukur e çlodhëse, që shijon edhe më shumë në prag të sezonit të shirave dhe dimrit.

Top Channel