Mbrojtja e lumit Vjosë, firmoset marrëveshja për ta kthyer në park kombëtar

19/09/2015 15:15

Mbrojtja e lumit Vjosë nga shkatërrimi dhe kthimi i saj në park kombëtar ka mbledhur bashkë ambientalistë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në qytetin e Vlorës.

“Ne besojmë shumë që edhe zëri jonë, i shopqërisë civile, që ka kohë që po merret me çështjen e Vjosës për ta kthyer në një park kombëtar, do të dëgjohet edhe më shumë”, u shpreh Lavdosh Feruni, ambientalist.

“Qytetarisht jam pro, nga ana administrative dhe nga ana e postit që unë mora me votën e qytetarëve vlonjatë, sigurisht do të jem në mbështetje tuaj për këtë iniciativë të cilën e konsideroj jetike”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.  

Kreu i Bashkisë së Vlorës firmosi dhe një dokument që do të jetë në mbrojtje të lumit Vjosë dhe në mbështetje të nismës së shoqërive civile për të mbrojtur resurset natyrore.

Top Channel