Kosovë, arrestohet fajdexhiu në Gjilan

19/09/2015 17:00

Policia në Gjilan të Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë një person për shkak të ushtrimit të aktivitetit kriminal të fajdeve.

Sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i janë sekuestruar disa dokumente.

Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është marrë në pyetje nga prokurori, që ka vendosur procedimin e tij në gjendje të lirë.

Taktika e fajdeve përdoret nga elementët e krimit të organizuar me qëllim futjen e parasë së pistë në ekonominë formale.

Top Channel