Lezhë, zbulohen 13 parcela me kanabis; asgjësohen 830 bimë

19/09/2015 17:25

Agjentë të policisë së Lezhës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, kanë kryer një operacion në zonën malore Shet Skuraj, ku kanë gjetur dhe asgjesuar 13 parcela me bimë narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në sipërfaqet në fjalë ishin mbjellë mbi 830 bimë, të cilat janë asgjësuar përmes zjarrit.

Uniformat blu kanë vënë në pranga vëllezërit Asllan, Arben dhe Fatmir Frati, të konsideruar si personat përgjegjës për kultivimin.

Sipas burimeve, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tyre, ku ka gjetur rreth 230 gramë kanabis të presuar.

Ndërkohë, vëllai tjetër Ajet Frati po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në zotërim të armëve të gjahut, të cilat i mbante pa leje.

Top Channel