Teuta mund 3-1 Tërbunin, ngjitet në kuotën e 9 pikëve

19/09/2015 00:00

Një javë pas humbjes në Kukës, Teuta është rikthyer te 3-pikëshi pasi ka mundur 3-1 Tërbunin në “Niko Dovana”, fitorja e tretë në këto 4 javë për bregdetarët e drejtuar nga Magani.

Lamçe zhbllokoi rezultatin në minutën e ‘11 duke dhënë idenë se durrsakët do ta kishin të lehtë fitoren. Por pukjanët barazuan shumë shpejt me një gol të Dhramit.

Skuadra e Teutës e mblodhi shpejt veten nga goli i pësuar dhe kaloi sërish në avantazh, këtë herë me Maganin në minutën e ‘35.

Në pjesën e dytë, Tërbuni u mundua të rrezikojë me kundërsulme të shpejta, por tentativat e tij u thyen nga mbrojtja durrsake.

Në fund, Gripshi përfitoi nga një gafë e miqve dhe vulosi fitoren 3-1 për Teutën, e cila ngjitet në kuotën e 9 pikëve.

Top Channel