Real përkohësisht në krye, mposht me gol të dyshimtë Granada-n

19/09/2015 00:00

Goli i francezit Benzema i dha fitoren 1-0 Real Madrid përballë Granada-s, një ndeshje që mund të kishte përfunduar me një rezultat tjetër nëse gjyqtarët nuk do të kishin anuluar gabimisht golin e El Arabi.

Ndryshe nga skuadra e prillit të kaluar, kur u mund 9-1, këtë herë Granada u shfaq më e kujdesshme në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulme.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, një gol i dyshimtë ky pasi Isko ishte në pozicion jashtë loje në momentin e fillimit të aksionit.

Gjithësesi, Real e mbylli me fitore edhe këtë javë, ndërkohë që Ronaldo nuk arriti të shënojë asnjë gol, duke mbetur sërish pas Raul në listën e golashënuesve me të mirë në historinë e madrilenëve.

Top Channel