Milan fiton 3-2 ndaj Palermos. Berlusconi: Jemi ndërtuar për Champions

20/09/2015 00:00

Milan ka arritur të fitojë me vështirësi 3-2 ndaj Palermos në San Siro, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serisë A.  Skuadra e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic mori tre pikët falë dygolëshit të Carlos Bacca (21’ dhe 75’) dhe golit të Giacomo Bonaventura (40’).

Për Palermon barazoi dy herë suedezi i ri Hiljemark (32’ dhe 72’).

Pas ndeshjes, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u shpreh i kënaqur para mediave për paraqitjen e kuqezinjve: “Më pëlqeu shumë skuadra. Është e ndërtuar për Champions”.

Në lidhje me 25 minutat e luajtura nga Balotelli, Berlusconi tha: “Nuk humbi asnjë top dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Ka arritur moshën e pjekurisë. E shoh shumë mirë edhe në rolin e organizatorit”.

Top Channel