Korçë, sekuestrohen 120 doza kokainë

20/09/2015 11:40

Policia e Korçës ka sekuestruar 120 doza kokainë me peshë 120 gramë në banesën e shtetasit Miksel Kita.

Kontrolli u realizua pasi 39-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në flagrancë, në pikën kufitare të Kapshticës me 9.8 kg kanabis sativa.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në Tiranë.

Top Channel