Pamela Anderson nxjerr në ankand unazën e fejesës

20/09/2015 12:10

Pas finalizimit të divorcit me ish-partnerin Rick Salomon në muajin prill të këtij viti, Pamela Anderson ka nxjerrë në ankand unazën e fejesës që Rick i kishte dhuruar.

Ish-ylli i serialit “Baywatch” do i dhurojë paratë e shitjes së unazës për bamirësi.

Çmimi fillestar i kësaj unaze, e cila është e përbërë nga diamantë, është 100.000 dollarë.

“Shpresoj shumë që kjo unazë fejese speciale t’i sjellë lumturi dikujt, ndërkohë që unë kam vendosur t’i dhuroj paratë e saj për bamirësi”, ka thënë Pamela për revistën “People”.

Top Channel