Bulqizë, arrestohet kultivuesi i kanabisit, ndiqet i lirë kryeplaku

20/09/2015 12:20

Një shtetas ka përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë së Bulqizës, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe prodhim e shitje të tyren. Gjatë aksionit të ditës së shtunë janë sekuestruar edhe 2 kg kanabis sativa si dhe janë asgjësuar 21 rrënjë të mbjella në një parcelë.

I arrestuari në flagrancë është shtetasi Haxhi Përkoxha, 50 vjeç, banues në fshatin Gjuras të Bulqizës, teksa ndalimi i tij është bërë pas kontrollit të ushtruar nga specialistë të trafiqeve dhe antinarkotikëve të Dibrës, kur ju kap edhe sasia prej 1 kg e 770 gramë kanabis në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin S.P., 43 vjeç, nga i njëjti fshat i Bulqizës, për shkak se në cilësinë e kryeplakut të fshatit nuk ka dhënë informacion për lëndën narkotike të kultivuar në territorin që ai mbulon. Ai akuzohet për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Top Channel