SHBA-Kinë, negociata për çështjet kibernetike

20/09/2015 13:35

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë angazhuar në negociata urgjente javët e fundit për një marrëveshje kibernetike, e cila mund të finalizohet me vizitën e  Presidentit kinez Xi Jinping në Uashington, ditën e enjte.

Sipas disa zyrtarëve të lartë amerikanë, që folën për “New York Times”, kjo ujdi mund të jetë zgjidhje e dhjetëra sulmesh kibernetike të stacioneve të energjisë, rrjeteve celulare apo spitaleve.

Megjithatë, marrëveshja do të ofrojë vetëm ndihmë fillestare kundër spiunazhit, pasi Kina është akuzuar për kryerjen e këtij akti të dënueshëm ndaj Shteteve të Bashkuara. Por Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë këtë çështje.

Top Channel