Tahiri: PD-ja i bën jehonë sukseseve të Policisë së Shtetit

20/09/2015 14:25

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, iu përgjigj shkurt akuzave që i bëri të dielën deputeti Edi Paloka në emër të Partisë Demokratike.

“Duhet të kisha falenderuar PD-në që herët në mëngjes, por s’besoj mërziten t’i falenderoj pak me vonesë për shërbimin e vyer që po kryejnë duke i bërë jehonë të përditshme sukseseve të Policisë së Shtetit. Më shumë mirënjohje për Shqupistat”, shkroi Tahiri.

Top Channel