Inter nuk shkëlqen, por vazhdon serinë e fitoreve

20/09/2015 14:50

Interi nuk di të ndalet në këtë fillimsezoni të Serisë A. Zikaltrit kanë marrë tri pikët e radhës pa shkëlqyer dhe duke vuajtur shumë në Verona, ku fituan 1-0 ndaj vendasve të Chievo.

Goli i fitores për Interin u shënua nga kapiteni Mauro Icardi, në minutën e 42.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini vazhdon të mbajë kryesimin e kampionatit italian me pikë të plota, 12 pas 4 javësh.

Top Channel