Moszbatimi i marrëveshjeve me Serbinë, diskutohen në fund të shtatorit

20/09/2015 17:00

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se gjatë këtij muaji do të ketë takime me delegacionin e Serbisë për të diskutuar për moszbatimin e disa prej marrëveshjeve të arritura.

Tahiri ka paralajmëruar se më 28 dhe 29 shtator do të mbahen takimet e radhës në nivelin teknik, ku kryesisht do të bisedohet për moszbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe qarkullimi me tabelat “provë”.

“Serbia ka kaq vite që nuk i ka hequr këto tabelat ‘prova’. Ne do ta paralajmërojmë Bashkimin  Europian, ose ata do t’i heqin këto tabela ose ne do të marrin vendim që t’i vendosim edhe ne tabelat ‘prova’ për automjetet që vijnë nga Serbia”, tha Tahiri për Radion Europa e Lirë.

Top Channel