Vettel: Të pamundurën do ta bëjmë të mundur

20/09/2015 00:00

Gjermani Vettel i Ferrarit arriti të marrë fitoren e tretë në këtë sezon të Formula 1, duke arritur në finishin e garës së Singaporit para të gjithë pilotëve të tjerë.

Pas suksesit, piloti i Ferrarit ishte në qiellin e shtatë, teksa u shpreh se për të ishte një garë e veçantë. “Makina e sigurisë më krijoi probleme, pasi kishte shumë presion. Pastaj u përpoqa të krijoja distancë me ndjekësit”, tha gjermani.

Kur u pyet nëse me fitoren e fundit të tij është rihapur kampionati, ai u shpreh: “Ne do të përpiqemi të japim maksimumin, të pamundurën ta bëjmë të mundur dhe pastaj të shohim. Garat e ardhshme synojmë që t’ja bëjmë sa më të vështira Mercedes-it.

Top Channel