Spanja, kampione e Europës në basketboll

21/09/2015 08:40

Spanja ka fituar Europianin e basketbollit për herë të tretë në historinë e saj, pas një finaleje ndaj Lituanisë të dominuar nga fillimi në fund.

Skuadra e drejtuar nga Sergio Scariolo mundi me rezultatin 80-63 lituanezët dhe sërish ishte Pau Gasol lojtari më i mirë i ndeshjes. Basketbollisti i Chicago Bulls shënoi 25 pikë dhe rrëmbeu 12 topa në tabelë, duke u shpallur më i miri i finales dhe gjithashtu i turneut.

Spanja e nisi jo mirë këtë turne, duke hasur shumë vështirësi në ndeshjet e grupit, por në fazën e eliminimit direkt tregoi se eksperienca vlen shumë dhe mundi me radhë favoritët e mëdhenj të Europianit, Greqinë dhe Francën.

Top Channel