Goditet nga rrufeja, humb jetën 15-vjeçari

21/09/2015 00:00

Një 15-vjeçar në fshatin Përbreg të Kukësit humbi jetën i goditur nga një rrufe ditën e dielë.

Sipas dëshmitarëve, adoleshenti ishte duke folur në telefon ende pa nisur shiu kur është goditur nga shkarkesa elektrike, e cila e ka vrarë në vend.

Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Kukësit dje ka patur rreshje të konsiderueshme që krijuan edhe problem në lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve në rrugë.

Top Channel