Qafë-Thanë, arrestohen dy maqedonas me 1 kg hashash

21/09/2015 09:45

Dy shtetas të Maqedonisë, banues në Shkup, u kapën nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë me një ngarkesë prej 1 kilogram hashash.

Të arrestuarit janë Armen Schneider (33 vjeç) dhe Burim Rexhepi (25  vjeç), të dy banues në Shkup.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, automjetit me të cilin udhëtonin, në brendësi të dy sediljeve të para, i janë konstatuar 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Top Channel