Zgjedhjet, publikohet indeksi i integritetit: Mangësi në legjislacion, keqpërdorim i financave

21/09/2015 14:30

Është prezantuar sot indeksi i integritetit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015, i cili ka të bëjë me një vlerësim të cilësisë së zgjedhjeve vendore.

Nga raporti i hartuar nga puna e 20 organizatave të shoqërisë civile dhe Dhomës Zgjedhore rezultoi se:

“Legjislacioni zgjedhor është i paplotë dhe jo i qartë; partitë politike kanë përdorur financat si mjet për të ndikuar tek votuesit; regjistri zgjedhor ka nevojë të përmirësohet; dhe partitë politike dhe kandidatët nuk respektojnë afatet e përcaktuara në ligj për regjistrimin në KQZ”.

Në bazë të raportimeve, këtë radhë është konstatuar përmirësim i ndjeshëm në procesin e numërimit të votave dhe se zgjedhjet janë menaxhuar mirë nga KQZ.

Hartimi i këtij indeksi nga 20 organizata joqeveritare nëpërmjet Dhomës Zgjedhore u mbështet nga fonacioni SOROS.

Top Channel