Kendall Jenner dhe Orlando Bloom, në marrëdhënie sekrete

21/09/2015 14:45

Kendall Jenner, e cila nuk ka folur kurrë për jetën e saj personale, raportohet të ketë nisur një marrëdhënie me Orlando Bloom. Tabloidi “The Sun” ka raportuar se aktori britanik ka bërë disa takime sekrete me modelen 19-vjeçare pas herës së parë që janë takuar në një film në Los Angeles, në muajin korrik.

Takimet e tyre janë të shpeshta, edhe pse zakonisht bëhen në vende sekrete, madje gjatë verës ata raportohen të kenë qenë në shtëpinë e një miku të Bloom.

Pavarësisht se mosha e Orlandos është sa dyfishi i modeles, thuhet se ata po e shijojnë në maksimum këtë marrëdhënie. “Diferenca e moshës duket se nuk është aspak problem për ta, edhe pse është shumë herët të thuhet nëse kjo marrëdhënie është serioze apo jo”, ka thënë një burim.

Ky thashethem deri tani nuk është komentuar nga ana e Kendall apo e Bloom.

Top Channel