Aksidente në Durrës dhe Vlorë, humbin jetën dy femra

21/09/2015 16:00

Një femër e paidentifikuar nga policia ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në autostradën Durrës- Tiranë. Ngjarja është shënuar pas mesditës në vendin e quajtur Mbikalimi i serave.

Brenda një harku kohor të shkurtër një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar në qytetin e Vlorës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër të Panajasë, ku një automjet tip Peugeot, është përplasur me një Land Rover. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesja e Peugeot, Marjana Cani, 31 vjeçe, nga Mallkeqi i Vlorës.

Burime zyrtarë bëjnë të ditur se A. L, 25 vjeç, parasgjer në Land Rover është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel