Rama publikon rezultatet e aksionit kundër informalitetit

21/09/2015 16:25

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook rezultatet e deritanishme të aksionit kundër informalitetit.

Kështu, sipas kreut të qeverisë, që nga fillimi i muajit ka 11.055 biznese më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014, një rritje kjo me 826.9 për qind.

Gjithashtu, ka 11.531 biznese më shumë të regjistruara sesa viti 2013, një rritje kjo me 1330 për qind, ndërsa është 3-fishuar numri i pajisjeve të reja fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve.

“Është rritur me 26 milionë ose 57 për qind numri i kuponëve tatimorë të lëshuar. Është shtuar me 33 miliardë lekë, ose 40.4 për qind, sasia e xhiros së deklaruar”, vijon më tej kryeministri në statusin e tij.

Ai bën gjithashtu me dije se, janë shpëtuar 574 punonjës nga puna e zezë, “deri dje të padeklaruar, sot të siguruar sipas ligjit”.

Top Channel