Një aksident ku askush s’do donte të ishte as dëshmitar

21/09/2015 00:00

Momenti i një aksidentit të frikshëm në një nga rrugët e shumta të mbipopulluara me automjete në Kinë, është kapur nga një kamera amatore dhe pamjet që mbërrijnë janë me të vërtetë të frikshme.

Në aksident është përfshirë një kamion dhe disa makina të vogla.

Gjithçka nis kur kamioni godet një autoveturë që kishte përpara dhe humbet kontrollin duke u zhvendosur në korsinë e shpejtësisë ku përplas edhe një automjet tjetër.

Fatmirësisht të gjithë personat e përfshirë në aksident ja hodhën paq me disa plagë të lehta.

Top Channel